Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se si askush nga Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dëshirën për t’u bashkuar me Shqipërinë, raporton Kosovo-online.
Madje, ai për këtë ka thënë se do të dërgojë letër tek të gjitha shtetet anëtare lidhur me këtë çështje.
“Në letër do të kërkoj shpjegime se si është e mundur që Kurti të flasë aq qartë për dëshirën e tij për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe besoni ose jo askush nga BE nuk e ka thënë një fjalë të vetme”, është shprehur Vuçiq.
“Madje as të ashtuquajturit raportues për Kosovën, as prej shteteve anëtare apo ministrave të tyre. Askush s’ka reaguar”./GazetaSinjali/