image Vuçiq: Kurtin nuk e dinë kur do ta takojnë as këta që e kanë më të afërt

Politikë

Vuçiq: Kurtin nuk e dinë kur do ta takojnë as këta që e kanë më të afërt

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përmbyllur turin e tij ballkanik të cilin e nisi më 6 korrik në Maqedoninë e Veriut, dhe e mbylli më 7 korrik në Serbi, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë vizitës në Serbi, ai u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku pas takimit u drejtuan në një konferencë për media, e cila u mbyll me tensione.

Gjatë kësaj konference Vuçiq në mesin e pyetjeve, është pyetur edhe për një takim të ri me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I njëjti ka thënë se nuk e ka problem të takohet me udhëheqësit e Kosovës, duke i përmendur me emra, Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin.

Gjithashtu, duke aluduar në refuzimin e Kurtit për një takim me Ramën, ai shtoi se kryeministrin e Kosovës, as ata që e kanë më të afërt nuk e dinë kur do ta takojnë.

“Sa i përket takimit me Albin Kurtin, nuk e kam pasur kurrë problem të flas me të. Me secilin jam përpjekur të flas. Ju më pyesni se kur do ta takoj nuk e dini kur do ta takojnë këta që e kanë më të afërt”, tha Vuçiq dje në konferencën e përbashkët me Ramën.

/GazetaSinjali/