Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se mosmarrëveshja e vetme midis Serbisë dhe Gjermanisë ka të bëjë me Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.
Presidenti serb tha se nuk shqetësohet për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por për presionin që do t’i bëhet Serbisë nga fuqitë perëndimore, raporton Tanjug.
Vuçiq tha mbrëmë se Gjermania ka politikat e saja dhe është kundër ndryshimit të kufijve.
“Ata nuk i lënë aleatët e tyre, kështu që ata ishin të parët që ndihmuan kroatët në vitet 1990, serbët nuk ishin aleatët e tyre. Ne duhet ta ndryshojmë atë dhe të bëhemi aleatët e tyre. Nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet të bëhemi aleatë si të amerikanëve ashtu edhe të gjermanëve”, tha Vuçiq.
Vuçiq shtoi se presioni më i madh mbi Serbinë pritet në tetor dhe nëntor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet në Gjermani.
Duke përmendur “non-paper”-at, ai tha se Kosova është e pavarur në secilën prej tyre. I pyetur nëse është e mundur të bisedohet me kryeministrin dhe presidenten e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, Vuçiq tha se çështja është nëse do të arrihet diçka, sepse normalisht se mund të bisedojmë me të gjithë.
Duke komentuar dialogun e ardhshëm dhe faktin që Kurti tha se nuk është as Hegel, as Ajnshtajn dhe se ai do të ulet në tryezë dhe do ta bëjë punën e tij,
“Ai do të vijë ta bëjë punën e tij, për të thënë se serbët janë kriminelë, horra, se ai dëshiron njohjen… Unë do të vij të them se çfarë është politika jonë dhe kaq”, tha Vuçiq. /Gazeta Sinjali/