image Vuçiq: Kurti e Gjukanoviq po e shfrytëzojnë rastin, po bëjnë thashetheme kundër Serbisë

Politikë

Vuçiq: Kurti e Gjukanoviq po e shfrytëzojnë rastin, po bëjnë thashetheme kundër Serbisë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur përsëri disa fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Vuçiq duke folur për situatën në Kosovë ka thënë se ka tentime që të destabilizohet situata, siç është moslejimi i hapjes së qendrave të votimit në Kosovë.

“Gjithçka më shqetëson. Më e rëndësishme për ne është të kujdesemi për veten. Unë e njoh Bidenin si një njeri shumë të kujdesshëm që përgatit çdo gjë. Në bisedën tonë të parë e kuptova se ai ka një ekip që e përgatit jashtëzakonisht, dhe nëse thotë diçka, atëherë nuk e thotë rastësisht”, ka thënë Vuçiq.

Kurse, akuzoi Kurtin dhe Gjukanoviqin se po bëjnë thashetheme kundër Serbisë.

“Shikoni çfarë po bëjnë Albin Kurti e Gjukanoviqi, po e shfrytëzojnë rastin, puna e vetme është të bëjnë thashetheme për Serbinë, të thonë se Vuçiqi është Putini i vogël që ta ngarkojnë gjithë Perëndimin mbi qafën e Serbisë. Serbia nuk flet kurrë për ata, po duan ta ndalojnë rritjen ekonomike të Serbisë. Si gazeta Guardian, asgjë nuk bën tjetër, vetëm gënjen”, tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/