image Vuçiq i përgjigjet pyetjes së Grenellit: E shmangëm me sukses krizën në Kosovë

Rajon

Vuçiq i përgjigjet pyetjes së Grenellit: E shmangëm me sukses krizën në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për televizionin amerikan ‘Newsmax’ se beson se situata e disa javëve më parë është qetësuar me sukses.

Ai është pyetur nga ish i dërguari i posaçëm amerikan për dialog, Richard Grenell, nëse është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e pranueshme.

‘’Mendoj se e kemi deeskaluar me sukses krizën në Kosovë, por do të duhet të punojmë më shumë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë. Nuk do të kërkojmë fajtorin, por një kompromis është shumë më i mirë se armët dhe bombat, të cilat ne po i shohim sot”, tha Vuçiq.

Kur u pyet për marrëdhëniet me Rusinë, ai përsëriti se Serbia ka marrëdhënie tradicionalisht të mira me Rusinë dhe Ukrainën, se ajo respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo vendi në botë.

“Ne po shikojmë se si të diversifikojmë furnizimin tonë me energji. Ne po ndërtojmë ndërlidhës në kufijtë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju pyetët, zoti Grenell, se ne e kuptojmë se si lidhjet ekonomike janë më të rëndësishmet në rajonin tonë. Rindërtimi i rrjeti i infrastrukturës. Shohim që shkëmbimi tregtar ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së sot është më i madh se kurrë, madje 1.2 miliardë”, tha Vuçiq dhe kujtoi 140 vitet e lidhjeve miqësore midis SHBA-së dhe Serbisë.

I pyetur nëse Putin po bën bllof duke filluar mobilizimin, Vuçiq deklaroi se ai nuk është analist politik.

“Ne shpresojmë se paqja do të mbizotërojë dhe se të gjithë do të bëjnë gjithçka për të arritur një kompromis. Kjo është më mirë sesa të presësh humbjen e dikujt. Unë kam folur shumë herë me Putinin dhe nuk besoj se ai po bën bllof. Kjo është e gjitha që mund të thuhet”, vazhdoi ai.

/GazetaSinjali/