image Vuçiq: Jam i kënaqur me marrëveshjen në Bruksel

Rajon

Vuçiq: Jam i kënaqur me marrëveshjen në Bruksel

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  ka bërë të ditur sot se pala serbe e ka pranuar në Bruksel marrëveshjen për targat.

“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë”, tha Vuçiq në një konferencë për media në Nish.

Ndërsa sot, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo gjë u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve.

“Ne e kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën për të vazhduar për sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak./GazetaSinjali/