image Vuçiq: Gjokoviq po kërkon vetëm një gjë

Sporte të tjera

Vuçiq: Gjokoviq po kërkon vetëm një gjë

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka kontaktuar me tenistin, Novak Gjokoviq. Vuçiq tha se ai po i kërkon vetëm një gjë: që ta largojë nga hoteli ku po qëndron, shkruan Sinjali Sport.

Vetëm i kërkoi Serbisë që ta ndihmojë të largohet nga hoteli i tmerrshëm ku aktualisht po qëndron me emigrantë”, tha Vuçiq.

Ajo që kemi mundur të bëjmë, fola për herë të parë mbrëmë, sot në mëngjes për herë të dytë, në përputhje me marrëveshjet që kemi, Ana Brnabiq po qëndron veç në telefon, duke bërë lutje dhe duke kërkuar vetëm një gjë, ta lirojnë Novakun sa më parë nga ai hotel famëkeq”, tha presidenti serb.

“Ajo që nuk është e drejtë është se ka një ndjekje të përgjithshme politike në të cilën marrin pjesë të gjithë, që nga kryeministri australian.”

“Kam biseduar disa herë me babanë e Novak Gjokoviqit, të gjithë po bëjmë gjithçka që mundemi, por kam frikë se kjo përmbysje politike do të vazhdojë që të dëshmojnë disa gjëra të tjera. Kur nuk mund ta mundësh dikë, atëherë merresh me gjëra të tilla”, tha Vuçiq.

Tenisti serb po mbahet në një hotel australian, pasi gjatë kontrollës në Aeroportin e Melbourne nuk paraqiti asnjë dëshmi të vaksinimit ose të përjashtimit nga marrja e vaksinës.

Kujtojmë që kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq i kishte dhënë mirënjohje Gjokoviqit, pasi sipas tij, ai po kontribuonte në lobimin kundër Kosovës.

/Gazeta Sinjali Sporti/