image Pamje spektakolare, meteori ndriçon qiellin e natës mbi Queensland - VIDEO

Botë

Pamje spektakolare, meteori ndriçon qiellin e natës mbi Queensland – VIDEO

news image

Banorët e pjesëve të ndryshme veriore të Queensland, Australi, patën mundësinë të shohin një pamje spektakolare në qiell gjatë fundjavës.

Është një meteorit që ndriçoi qiellin e natës, shumë panë dritë jeshile dhe të bardhë, ndërsa disa pretendojnë se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë.

Shumë prej tyre tani po mbledhin të dhëna për të përcaktuar vendndodhjen e përplasjes së meteorit dhe gjurmët aktualisht tregojnë në qytetin e Croydon. Koleksionistë të shumtë duan të kapin meteoritin, ose pjesët e tij, ndaj nisen në kërkim.

Meteori u shfaq të shtunën në mbrëmje me orën lokale dhe u regjistrua nga kamerat e instaluara në makina si dhe nga kamerat e sigurisë./abcnews.al

/GazetaSinjali/