image Vuçiq flet për raportet Kosovë-Serbi: Nuk i mbijetojmë një lufte të re

Politikë

Politikë/ Vuçiq flet për raportet Kosovë-Serbi: Nuk i mbijetojmë një lufte të re

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për raportet Kosovë-Serbi ka thënë se Serbia nuk mund t’i mbijetojë një lufte të re dhe kjo është arsyeja pse ajo duhet të përpiqet për bisedime kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka thënë se zgjidhja duhet të vijë përmes bisedimeve në mes të të dyja vendeve, shkruan B92, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke komentuar një deklaratë të të Dërguarit Special të Presidencës amerikane, Donald Trump, Richard Grenell, se është i rremë lajmi se ekziston një plan i ShBA-së për të zgjidhur çështjen e Kosovës, Vuçiq është shprehur: “Kurdo që superfuqitë Perëndimore do të ndërhynin, ato do të shikonin për gjysmën e Serbisë. Detyrë e jona është që t’i rezistojmë kësaj”.

“Paramendojeni një situatë pa bisedime, si do të mund të mbijetonin qytetarët e Kosovës, a është kjo alternativa?”.

Vetëm lufta është një alternativë dhe ne nuk do ta bëjmë tha ai, duke përmendur se Serbia nuk ka nevojë për konflikte.

“Ne kemi nevojë për dekada paqeje sepse kjo është mënyra e vetme. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore, viteve 1990-ta… ne nuk do t’i mbijetonim. Ne kemi nevojë për politikë të zgjuar”./GazetaSinjali/