Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mëngjesin e sotëm e priti në takim kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë takim, presidenti serb e informoi Daçiqin për takimin e djeshëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Bisedë në mëngjes me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Ivica Daçiq. Unë e informova atë në lidhje me bisedën në Bruksel dhe ne ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë,” shkroi Vuçiq në Instagram.
Dje u mbajt takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe delegacionit serb, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.