image Vuçiq e kundërshton Grenellin në sy për Kosovën

Rajon

Takimi/ Vuçiq e kundërshton Grenellin në sy për Kosovën

news image

Në takimin e sotëm mes presidentit Vuçiq dhe ambasadorit Grenell, është biseduar për taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe fushatën për çnjohjen e Kosovës.

Vuçiq në konferencë i është drejtuar të deleguarit të posaçëm të SHBA-së, Grenellit, se fushata për çnjohjen e Kosovës është detyrë kombëtare e Serbisë.

“Ne kemi një qëndrim kombëtar sa i përket pavarësisë së Kosovës, i cili është i ndryshëm nga ai i SHBA-së. Ata duhen sa më shumë njohje që është e mundur, ne nuk duam dhe është puna jonë të bëjmë diçka të tillë. Për mua nuk është e njëjta, sepse taksa është vendosur pa asnjë arsye”, ka thënë kreu i Serbisë.

Megjithatë Richard Grenell është treguar i qartë dhe ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova nuk do të lëvizin nga pozicionet e tyre drejt marrëveshjes finale atëherë SHBA-ja do të tërhiqet, ndërkohë vetë Grenell ka thënë se do të merret me ndonjë punë tjetër./Gazeta Sinjali/