image Vuçiq e humb arsyen: Nëse do t’i organizonim zgjedhjet në Kosovë do të kishim qindra të vdekur

Politikë

Vuçiq e humb arsyen: Nëse do t’i organizonim zgjedhjet në Kosovë do të kishim qindra të vdekur

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk pret ndryshim të qëndrimit nga autoritet e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai madje ka thënë se “policia speciale shqiptare do të shtinte në drejtim të serbëve nëse ata organizonin zgjedhjet atje dhe të shkonin të votonin”.

“Serbët ndoshta do t’ua kthenin [Policisë së Kosovës], ndoshta jo, por sigurisht që do të kishin dhjetëra, të mos them qindra të vdekur. Qëllimi i Kurtit ishte të përpiqej të nxirrte njohjen teknike të pavarësisë së Kosovës, ku Qeveria e Serbisë do ta njihte Qeverinë e Kosovës”, tha Vuçiq për Televizionin Publik të Serbisë.

/GazetaSinjali/