image Vuçiq del në video me babain e tij: Fahri Musliu nuk është babai im

Politikë

Vuçiq del në video me babain e tij: Fahri Musliu nuk është babai im

news image

Pas rikthimit të thashethemeve se gazetari shqiptar Fahri Musliu është babai i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ky i fundit ka dalë me një video ku prezanton babin e tij për të cilin u shpreh krenar.

Rikthimi i këtyre thashethemeve u bë nga vetë Vuçiqi në njërën prej daljeve të fundit televizive, ku tha se “Fahri Musliu nuk është babai im, babai im është Angjelko”.

Pas kësaj gazeta “Danas” ka botuar shkrimin “Një shqiptar në Beograd”: Kush është Fahri Musliu, për të cilin Vuçiqi thotë se nuk është babai i tij?”.

Ishte ky tekst që e detyroi Vuçiqin ta realizojë një video me babanë e tij dhe ta hedhë në Instagram.

Mes fjalive të shumta në këto video, ai shkroi “Unë jam krenar për babanë tim”.

View this post on Instagram

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

/GazetaSinjali/