Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ku tha se disa vjet më parë kishte gjasa për të bërë një kompromis me Prishtinën, ndërsa tani siç tha ai ‘’çdo ide e kompromisit është vrarë’’.
Sipas Vuçiq, Serbia ende është e gatshme të bisedojë me Prishtinën për të gjitha çështjet thelbësore, vetëm pas heqjes së taksës nga ana e Kosovës, raporton Tanjug.
Borell para se të takohej me presidentin serb në Beograd, ishte për një vizitë në Kosovë, ku takoi presidentin Thaçi dhe liderët e partive të tjera, Isa Mustafën, Albin Kurtin e Fatmir Limajn.
Ndërkaq, Borrell kishte theksuar se BE-ja, e njeh Kosovën si shtet, prandaj dhe ai do të mundohet t’i bind shtetet tjera ta njohin shtetin e Kosovës./Gazeta Sinjali/