image Vuçiq: Bisedova me Lajçakun për krizën e rëndë në Kosovë

Politikë

Vuçiq: Bisedova me Lajçakun për krizën e rëndë në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin tha se ka biseduar për, siç thotë ai, “krizën e rëndë në Kosovë”.

“Unë bisedova me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, për krizën e rëndë në Kosovë”, tha ai, raporton Tanjug.

Këto zhvillime erdhën pasi Kosova vendosi reciprocitet për targat e veturave që vijnë nga Serbia./Gazeta Sinjali/