image Vuçiq bisedon me Macronin: Prishtina të vjen në vete dhe t’u kthehet bisedimeve

Politikë

Vuçiq bisedon me Macronin: Prishtina të vjen në vete dhe t’u kthehet bisedimeve

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë përmes telefonit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Vuçiq ka thënë se Macronit ia ka paraqitur situatën e fundit në Kosovë, duke shtuar se ndaj serbëve “është duke u ushtruar dhunë direkte”.

“Kjo heq çdo mundësi për bisedime të civilizuara dhe përpjekje për zgjidhje të çështjeve”, ka shkruar Vuçiq.

“Ia thashë që Serbia mbetet e përkushtuar për dialog dhe paqe, edhe pse komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik që i ekspozohet dhunës sistematike. I kërkova Presidentit Macron që të bëjë përpjekje shtesë që pala e Prishtinës që vjen në vete dhe të kthehet në kornizën konkrete të bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur”.

Vuçiq ka thënë se e ka falënderuar presidentin francez për vullnetin e tij që ta dëgjojë Beogradin si dhe e ka falënderuar për përcaktimin e tij për të bërë përpjekje shtesë për zgjidhjen e situatës, që është e ka quajtur, komplekse dhe të rrezikshme.

/GazetaSinjali/