Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.
Në këtë bisedë Vuçiq ka kërkuar lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës.
“I tregova që Serbia po sillet me seriozitet dhe përgjegjësi, por që edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar qytetarë serbë arbitrarisht për çdo ditë, ku dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve”, është shprehur Vuçiq.
“Po ashtu theksova që duhet dorëheqje e menjëhershme e kryetarëve dhe largim nga katër objektet komunale në veri, sikurse edhe tërheqje e njësive speciale, si një çels për qetësim të situatës”.