image Vuçiq: BE nuk di çfarë të na ofrojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, unë pres

Rajon

Vuçiq: BE nuk di çfarë të na ofrojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, unë pres

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk ishte në gjendje të kuptojë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, porse tha se e kupton cili mund të jetë propozimi i Bashkimit Evropian.

“Mendoj se ideja e tyre tani është që të na thonë që ne mos ta kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por ata nuk dinë çfarë të na ofrojnë. Pra, ne nuk kemi pse ta njohim zyrtarisht Kosovën, por le të mos i kundërshtojmë që ta marrin një vend në OKB”, tha Vuçiq për numrin e sotëm të gazetës “Veçernje Novosti”.

“Unë pres”, vazhdoi Vuçiq, “se Evropa do të thotë se ne do të anëtarësohemi (BE) brenda disa viteve dhe atëherë ne nuk jemi në një situatë të lehtë, por kjo nuk është e mjaftueshme”.

“Serbisë duhet t’i ofrohet shumë më tepër”, shtoi ai.

Vuçiq i ka komentuar edhe deklaratat e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për procesin e dialogut.

“Trump foli për këtë në një letër dërguar meje dhe Thaçit, e cila është shumë më e rëndësishme. Unë nuk mendoj se Amerika do ta ndryshojë qëndrimin e saj dhe as Gjermania dhe Franca nuk do të bashkohen me të. Por, a do të pajtohemi dhe do t’i themi Thaçit – mirë, keni gjithçka, gjithçka mund të them – nuk do të jetë kështu”, tha Vuçiq.

Siç deklaroi ai, “do të jetë e vështirë dhe ne do të jemi të ekspozuar ndaj presioneve më të rënda”.

“Pavarësisht nëse do të ndodhë në Bruksel apo Shtëpinë e Bardhë”,  theksoi kreu i shtetit serb. /Gazeta Sinjali/