image Vuçiq ankohet në Nju Jork për Shqipërinë për shkak të Kosovës

Kosovë

Lobim/ Vuçiq ankohet në Nju Jork për Shqipërinë për shkak të Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ankohet se edhe Shqipëria po lobon për njohje të shtetit të Kosovës.

Derisa Vuçiq po vazhdon të qëndrojë në Nju Jork, ku ka thënë se përfaqësues të Shqipërisë po pranojnë publikisht se po lobojnë për Kosovën.

“Ata [politikanët nga Shqipëria v.j] e thonë hapur se shteti tjetër po punon për njohjen e Kosovës” ka deklaruar Vuçiq.

Ai më tutje ka thënë se Nju Jorku është kështjella e forcave shqiptare.

“Serbia po lufton për pozicionin e saj. Të gjithë kanë interesat e veta, disa janë më afër nesh, disa janë diametralisht të largët”.

“Forca e tyre është e madhe këtu, por ato nuk po shkojnë aq lehtë siç e kishin planifikuar dhe është detyra jonë të i’a vështirësojmë”, ka përfunduar Vuçiq.

Në anën tjetër gjatë ditës së djeshme Genc Cakaj ka kërkuar nga India që ta njeh shtetin e Kosovës./Gazeta Sinjali/