Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme se do të zhvillojë një bisedë telefonike me Richard Grenellin, i cili është i dërguari i ri special nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë Serbi.
Vuçiq në një konferencë për media në Serbi para gazetarëve ka thënë se pasditen e sotme do të zhvillojë bisedë telefonike me Grenellin, pa saktësuar se çfarë do të bisedohet.
Ai ka shtuar se emërimi i ambasadorit amerikan për të dërguar special për dialogun me Kosovën, për Beogradin ishte lajm i papritur.
Më tutje ka shtuar se bisedimet do të zhvillohen nën përkujdesjen e Bashkimit Europian dhe SHBA kishte emëruar të dërguar për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmerin.