Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ekziston gjithmonë një gatishmëri për të gjetur një zgjidhje kompromisi dhe se ai do t’i përgjigjet ftesës nga Brukseli sa i përket vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.
Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit që pati me ambasadorin francez në Serbi, Jean-Louis Falconi, me ç’rast shtoi se delegacioni nga Beogradi do të marrë parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, raporton Tanjug, përcjell Gazeta Sinjali.
Vuçiq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për Serbinë, si në nivelin politik dhe ekonomik, si dhe faktin se ai ishte i kënaqur me vëmendjen që presidenti Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit.
Vuçiq dhe Falconi biseduan gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe, përparimin e vendit tonë në rrugën evropiane, si dhe situatën në rajon. /Gazeta Sinjali/