image Vuçiq: 8 shqiptarë me koronavirus i kemi dërguar për trajtim në Beograd pa ju kërkuar asnjë dokument

Rajon

Serbi/ Vuçiq: 8 shqiptarë me koronavirus i kemi dërguar për trajtim në Beograd pa ju kërkuar asnjë dokument

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se janë dërguar ndihma në Kosovë.

Vuçiq gjatë vizitës së sotme në Novi Pazar ka thënë se Serbia ka sjellë 248 kamionë me ndihma në Kosovë.

Ai tha se edhe shqiptarët po e marrin miellin serb, ndërkaq theksoi se 8 pacientë shqiptarë po trajtohen në Beograd, transmeton Gazeta Sinjali.

“Atje nuk ka mungesa, jam i kënaqur me faktin se edhe shqiptarët marrin miellin tonë”, deklaroi Vuçiq.

“Ne pacientët që janë në gjendje më të rëndë i dërgojmë në Nish, Kragujevc ose Beograd. Mundohemi t’u ndihmojmë. Nga Novi Pazari për në Beograd i kemi dërguar 8 shqiptarë pa asnjë letër. Njerëzit janë njerëz dhe nuk u kemi kërkuar dokumente të Serbisë. Sistemi ynë shëndetsor brengoset për të gjithë”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/