Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Prishtina ka pasur në tavolinë dy ditë më parë, një marrëveshje më të mirë se ajo që u arrit mbrëmë, por sipas tij Prishtina kishte një vlerësim të gabuar.
Siç tha ai, për kthimin e serbëve në institucione është plotësuar kushti i parë, ku nuk do të ketë mbledhje të gjobave, konfiskime të veturave.
Presidenti serb theksoi se kushti i dytë që ka mbetur tani është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
“Kur të formohet një Bashkësi e Komunave Serbe, atëherë ne shkojmë në diçka tjetër”, tha ai.
Vuçiçi ka theksuar se Prishtina para dy ditësh kishte një marrëveshje më të mirë se që morën mbrëmë.
“Pse ja kanë bërë kështu vetes nuk e di, nuk i kuptoj vlerësimet dhe taktikat e gabuara, por është puna e tyre. Është e rëndësishme për ne që në komunikim të ketë në mënyrë të pambaruar domosdoshmërinë e përmbushjes dhe zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme, gjë që është vendimtare”, theksoi Vuçiq.
Presidenti serb ka shtuar se kjo do të jetë qëllimi kryesor për të cilin ata do të insistojnë.
“Kjo është arsyeja pse unë insistova në atë fjali – se ekziston në atë deklaratë dhe kjo është respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë. Kjo është më e rëndësishmja për ne”, shtoi Vuçiq.
Më tej presidenti i Serbisë theksoi se më e rëndësishmja është që populli serbë nuk do të maltretohet dhe se targat e KM do të mbeten dhe do të mbijetojnë.
Vuçiç tha se kur bëhet fjalë për targat tjera serbe me denominimin e qyteteve dhe komunave të Kosovës de facto nuk ekzistojnë, sidomos jugu i Ibrës, por ekzistojnë vetëm targat KM.