image Vritet shqiptari në Itali për shkak të problemeve me drogë

Krim/ Vritet shqiptari në Itali për shkak të problemeve me drogë

news image

Larja e hesapeve për çështje droge ka lënë të vdekur një shtetas shqiptar në Itali. Ervin Karafili u ekzekutua të premten në parkimin e një restoranti në komunën veroneze të “Izola Rixës”.

Sulmi ndaj 34-vjeçarit ishte i mirorganizuar dhe u krye nga afër. Të paktën 2 persona janë shoqëruar si të dyshuar, pasi mendohet se e qëlluan viktimën me armë zjarri dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Mjekët ligjorë informuan se plumbat rezultuan fatalë pasi përshkruan pjesën poshtë krahut të Karafilit duke prekur edhe mushkëritë e tij.

Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit ambulator me helikopter, viktima nuk arriti të jetojë.

Ndërsa po hetohet shkaqet e krimit, Ervin Karafili raportohet se ishte banor i një tjetër komune veroneze, raporton oranews.

Ai kishte precedentë të mëparshëm penalë si shpërndarës narkotikësh, dhe pikërisht kjo veprimtari dhe borxhet ndaj partnerëve të tjerë mendohet të kenë çuar në ekzekutimin e tij.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë nga restoranti dhe mësohet se janë afër identifikimit të autorëve të krimit./Gazeta Sinjali/