image Vritet polici 26 vjeçar në Shqipëri

Shqipëri

Vritet polici 26 vjeçar në Shqipëri

news image

Një polic është vrarë me armë zjarri në aksin rrugor Milot-Lezhë, konkretisht në Gajush, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave në Shqipëri polici i vrarë është Xhulio Prela, 26 vjeçar, polic në FNSH Shkodër.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe DVP në Lezhë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

/Gazeta Sinjali/