image Vritet një ushtar turk gjatë luftimeve me kurdët në Siri

Botë

Botë/ Vritet një ushtar turk gjatë luftimeve me kurdët në Siri

news image

Një ushtar turk është vrarë në luftimet me milicinë kurdë YPG, në veri të Sirisë.

Këtë e ka bërë të ditur sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Pesë punonjës poashtu janë plagosur në incidentin në zonën Rasa l-Ain, tha ministria. Teksa ende mbetet e paqartë nëse pesë personat e raportuar të plagosur janë ushtarë turq.

Përderisa për këtë incident nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPGP).

Kujtojmë se më 9 tetor, Turqia nisi një ofensivë fillimisht për të luftuar pjesëtarët e YPG-së, të cilët i konsideronin terrorist në verilindje të Sirisë. Kjo ofensivë u ndërpre pasi Rusia dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje armëpushimi.

Turqia dhe Rusia poashtu kanë arritur një marrëveshje për patrullim të përbashkët të zonës kufitare me Sirinë. Sipas marrëveshjes, luftëtarët kurdë do të dëbohen rreth 30 kilometra nga kufiri Turqi-Siri. /Gazeta Sinjali/