Një person është therur për vdekje në Mitrovicë, pas mesnate, nga dy të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e më pas është transferuar në QKUK, ku nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka humbur jetën.
Vrasja dyshohet se ndodhi në rrugën “Artim Jashari, rreth orës 12:15, pas mesnate.
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.