Një person ka humbur jetën si pasojë e një përleshje me thikë, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të tjerë, raporton Sinjali.
Përleshja ka ndodhur në Lipjan, rastin për Sinjalin e ka konfirmuar policia e Kosovës.
Kjo është vrasja e tretë në Kosovë brenda tri ditësh. Para dy ditësh në Prishtinë me armë zjarri janë vrarë dy persona, dyshohet se motivi i vrasjeve ishte një çështje pronësore.
Pas pak detajet për vrasjen me thikë në Lipjan./Sinjali/