Një nxënës 16-vjeçar në Singapor po dyshohet se e ka vrarë me sëpatë një nxënës tjetër, 13-vjeçar.
Oficerët gjetën trupin e pajetë të nxënësit në një tualet në një shkollë të mesme. Ata sekuestruan një sëpatë në cilësinë e provës.
Hetimet fillestare zbuluan se dy djemtë nuk e njihnin njëri-tjetrin.
Dhuna ekstreme në shkolla është e rrallë në Singapor, i cili ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë.