Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmë në Selenicë të Vlorës.
Raportohet se një 45- vjeçar identifikuar si Nikola Ikonomi ka humbur jetën pasi ka marrë 3 plumba në trup.
Ai u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës dhe u dërgua në spital me një makinë private, por pa mundur tu mbijetojë dot plagëve të marra.
“Ne sallen operative te DVP Vlore, urgjenca e spitalit ka njoftuar se një person D.T, rreth 50 vjec nga Selenica dyshohet i plagosur a vetplagosur me arme zjarri pistolete, (kjo ende e paqarte,) dhe po transportohet me makine private drejt spitalit. Urgjenca ka nisur autoambulancen me ekipin mjekesor dhe akoma ska mbritur ne spital”, thuhej në njoftimin e policisë.