image Vritet 27-vjeçarja shqiptare në sy të fëmijëve të saj në ShBA

Diasporë

Vritet 27-vjeçarja shqiptare në sy të fëmijëve të saj në ShBA

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Florida të ShBA-së, ku një 27 vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në një makinë, me armë zjarri në sy të dy fëmijëve të saj.

Joana Peca, me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës, që kishte emigruar prej kohësh në ShBA, u qëllua pasditen e së shtunës në orën 17:30, në sytë e dy fëmijëve të saj të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kopshtit memorial, Woodlawn në Shën Petersburg.

Oficeri i policisë që gjeti gruan shqiptare të vdekur tha për mediat amerikane: “Dy fëmijë të vegjël do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre.”

Policia ka njoftuar se autori nuk është gjetur ende, ndërsa është hapur një hetim për vdekjen e shqiptares./Gazeta Sinjali/