Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasësin e shqiptarit Eduard Ndoj, në Itali. I dyshuari për krimin që daton në dhjetor të vitit 2014, është Mirko Franzoni, i cili është dënuar nga Gjykata e Brescia, me nëntë vite e katër muaj burg.
Dënimi ndaj tij është dhënë pak kohë më parë, ndërkohë që pritet transferimi i Franzonit në qeli.
Franzoni ka pretenduar gjatë gjithë kohës se nuk kishte qëllim të vriste me armë zjarri 26-vjeçarin shqiptar, i cili kishte hyrë në shtëpinë e vëllait të tij, por se arma ishte shkrepur aksidentalisht./Gazeta Sinjali/