image Vrau gruan shtatëzënë, shpëton mrekullisht foshnja 8 muajshe

Botë

Botë/ Vrau gruan shtatëzënë, shpëton mrekullisht foshnja 8 muajshe

news image

Një 51 vjeçar është dënuar me burg pasi qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten, ndërsa ajo ishte në muajin e 8-të të shtatzënisë.

Ramanodge Unmathallegadoo, nuk e pranoi dot ndarjen nga 35-vjeçarja në 2012, e cila më pas krijoi një lidhje të re. Por, pas ndarjes, ai nuk është pajtuar me këtë vendim dhe e ka ruajtur ish-bashkëshorten, që e qëlloi jashtë banese me një shigjetë.

Në këtë tragjedi arriti që të mbijetonte mrekullisht foshnja në barkun e nënës, të cilit i kishte kaluar vetëm pak milimetra larg kokës shigjeta që e la të vdekur gruan. Mediat britanike raportojnë se foshnja mbijetoi edhe pse kur trupi i nënës u transportua në spital, gjendja e tij ishte kritike.

Obsesione Unmathallegadoo kishte tre vite që kishte planifikuar vrasjen e ish-bashkëshortes, e cila e kishte lënë atë për një burrë tjetër. Para Gjykatës ai u shpreh se ngjarja ishte aksidentale dhe nuk kishte qenë ajo shënjestra, por trupa gjykuese e shpalli fajtor duke e lënë në burg./Gazeta Sinjali/