image Vrau gruan nga pakujdesia, dënohet me 5 vjet burg

Drejtësi

Vrau gruan nga pakujdesia, dënohet me 5 vjet burg

news image

Xhafer Shkodra është dënuar me burg me dënim unik prej 5 vite e dy muaj për vrasje nga pakujdesia dhe për armëmbajtje pa leje. 

Në seancën e fjalës përfundimtare, prokurori i rastit Ali Uka, bëri rikualifikimin e veprës penale dhe më pas i akuzuari Xhafer Shkodra kishte pranuar fajësinë.

Prokuroria fillimisht akuzonte Xhafer Shkodren për vrasje të rëndë,  se duke pastruar armën kishte qëlluar gruan e tij, Rabe Shkodra.

Në seancën e fjalës përfundimtare, prokurori i rastit Ali Uka, bëri rikualifikimin e veprës penale dhe më pas i akuzuari, Xhafer Shkodra, kishte pranuar fajësinë.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, i akuzuari Xhafer Shkodra, ishte deklaruar i pafajshëm. Ai kishte thënë se nuk ka pasur për qëllim ta vrasë gruan e tij dhe se e njëjta ishte vrarë “pa hiri”.

Xhafer Shkodra gjendet në paraburgim që nga data 20 gusht 2018. Sipas aktakuzës, për shkaqe ende të panjohura derisa i pandehuri Xhafer Shkodra dhe bashkëshortja e tij Rabe Shkodra ishin duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë së tyre, i njëjti me një gjuajtje në gjoks në afërsi të drejtpërdrejt e kishte vrarë atë.

Aktakuza thotë se i pandehuri pas këtij momenti menjëherë është larguar ndërsa fëmijët e kishin dërguar nënën e tyre në Spitalin Rajonal të Gjakovës.