image Vrasjet politike/Vajza e Jusuf Gërvallës: Me familjet tuaja, deri sa edhe vrasësi i fundit i juaj të dalë para drejtësisë

Kosovë

Vrasjet politike/Vajza e Jusuf Gërvallës: Me familjet tuaja, deri sa edhe vrasësi i fundit i juaj të dalë para drejtësisë

news image

Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës, ish-aktivist politik, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihen disa nga aktivistët politikë të cilët janë vrarë, por vrasësit e të cilëve nuk dihen ende.

Gërvalla thotë nuk do ndalet së përkrahuri familjet e tyre, derisa edhe vrasësi i fundit të dalë para drejtësisë.

“Me Ju dhe fatkeqësisht shumë e shumë të tjerë si Ju!,Me familjet tuaja!, Dje. Sot. Nesër. Përherë!, Pa fije kompromisi!, Deri sa edhe vrasësi i fundit i juaj të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Jusuf Gërvalla ishte një nacionalist i zëshëm në kohën e ish-Jugosllavisë, për çka edhe u përndjek nga policia sekrete jugosllave, duke ikur kështu në Gjermani.

Aty ka themeluar “Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës”, që më pas u nda në dy fraksione “Lëvizja Popullore e Kosovës” dhe “Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës”, të fundit e kryesonte Gërvalla.

Ai u vra nga Shërbimi Sekret Jugosllav më 18 janar të vitit 1982, bashkë me dy vëllezërit e tij në Gjermani./Gazeta Sinjali/