image Vrasje në tentativë në Vushtrri, arrestohen tre persona

Siguri

Vrasje në tentativë në Vushtrri, arrestohen tre persona

news image

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

Sipas policisë, si pasojë e përleshjes, një person ka pësuar lëndime, ku më pas të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Nga deklarata e autoriteteve mjekësore viktima është goditur nga një mjet i fortë metali.

“Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në proceduë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarve tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit“, thuhet në njoftimin e Policisë, ku tutje raportohet se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

/GazetaSinjali/