Një person është therur me thikë dje në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë-Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Sllatinë e Madhe, Fushë Kosovë 15.01.2020 – 02:12. I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/