image Vrasje në tentativë në Pejë - arrestohet një person

Kosovë

Siguri/ Vrasje në tentativë në Pejë – arrestohet një person

news image

Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë, pasi në një kafiteri ka sulmuar për shkaqe ende të panjohura me thikë një person tjetër.

Raportohet se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, teksa mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra është konfiskuar nga policia, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se personi është arrestuar dje rreth orës 11:20 për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/