image Vrasje në tentativë në Deçan, prangosen tre persona

Siguri

Vrasje në tentativë në Deçan, prangosen tre persona

news image

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Isniq në Deçan, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë’, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se pas një zënke që ka ndodhur mes gjashtë personave njëri prej tyre ka përdorur armë zjarri duke plagosur viktimën.

Viktima është arrestuar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjendet nën mbikëqyrjen e policisë.

Policia në vendin e ngjarjes ka  gjetur dy gëzhoja.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 03:30.

/Gazeta Sinjali/