image Vrasja në Pejë, të dyshuarit që vrau djalin e axhës iu gjetën në shtëpi 890 fishekë

Siguri

Vrasja në Pejë, të dyshuarit që vrau djalin e axhës iu gjetën në shtëpi 890 fishekë

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se një person është vrarë në fshatin Novosellë të Pejës rreth orës 14:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali po ashtu raportoi se viktima, Bashkim Brahimi dhe dorasi, Faton Brahimi, ishin familjarë mes vete, djem të axhës. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje se çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit, i cili tashmë gjendet në arrati.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/