image Vrasja e trefishtë në Prishtinë, çka deklaroi anëtari i familjes Mehmeti

Kosovë

Ekskluzive/ Vrasja e trefishtë në Prishtinë, çka deklaroi anëtari i familjes Mehmeti

news image

Mosmarrëveshjet mes familjes Rafuna dhe Mehmeti dyshohet se kishin filluar disa ditë para se të ndodhte vrasja e trefishtë, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Sipas pretendimeve të prokurorisë, gjithçka filloi për disa kocka të betonit. Në konfliktin e armatosur dyshohet se u shkrepën 18 plumba, nga të cilët u plagosën pesë persona. Tre ndërruan jetë në QKUK, ndërsa i katërti, sipas mjekëve, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazeta Sinjali ka siguruar deklaratën e njërit prej anëtarëve të familjes Mehmeti që dyshohet se ishte përfshirë në ngjarjen në të cilën mbeten tre persona të vrarë. Dyshohet se Naim Mehmeti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Çka thuhet në kallëzimin penal për Naim Mehmetin?

“Perderisa ngjarja po zhvillohej, Naim Mehmeti shkon në banesën e tij e merr armën e tipit “AK-47”, dhe niset në drejtim të vendit të ngjarjes. Por, para banesës, rastis në një pjesëtar të Policisë i cili arrinë që ta ndalojë atë dhe t’ia marrë armën”, thuhet në kallëzimin penal të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali.

Çka deklaroi ai?

“Mefaili i ka mëshu shkelm shkallëve të betonit unë e pash dhe është larguar, mjeshtri i shkallëve e ka thirrë Bashkimin në telefon dhe unë i thash të mos dilte. Ndërsa, pas kësaj unë dola deri në banesë dhe e pash që Bashkimi nuk ishte aty, u ktheva në kafene dhe aty erdhi Mefaili dhe Fadili…Unë nisa me folë me kqyrë çka është puna…Për një moment ai, Mefaili e ka nxjerrë revolën, unë kam ikur rreth lokalit tim, ai ka hyrë përmes derës së lokalit me më dalë përpara dhe ka gjuajt më ka rrokë në këmbë në gishtin e madh. Unë kam ikur, kam shkuar në banesë, e Bashkimi ka qenë bashkë me babën tu nejt anash. Kam qenë shkallëve në kat të dytë, i kam dëgju krismat e kam ditë që ata po gjuajnë. E kam marrë kallashin dhe kam dalë poshtë shkallëve…Babën e kam taku në hyrje dhe është mundu me më mbajtë, e pyeta ku është Bashkimi, ai më tha se Bashkimi mbet i vrarë”, thuhet në kallëzimin penal”.

“Siç jam dalë më është ofruar një polic më ka kërkuar armën dhe ia kam dorëzuar”, ka deklaruar Mehmeti.

Deklarata e plotë:

Çka dihet deri më tani, si nisi konflikti?

Detajet mund t’i lexoni duke klikuar KËTU:

/Gazeta Sinjali/