image Vrasja e taksistit në Gjilan – Dy nga gjashtë të dyshuarit lirohen nga masa e paraburgimit

Drejtësi

Vrasja e taksistit në Gjilan – Dy nga gjashtë të dyshuarit lirohen nga masa e paraburgimit

news image

Më 12 shtator të vitit të kaluar, taksisti Bakush Veseli, u ekzekutua me 17 plumba në një kafiteri në Gjilan, e si të dyshuar për këtë Policia e Kosovës kishte prangosur gjashtë persona.

Që të gjashtit kanë qenë në paraburgim, mirëpo burimet e Sinjalit kanë njoftuar se dy prej tyre janë liruar nga kjo masë. Bëhet fjalë për Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin.

Ndërsa, aktualisht në paraburgim po mbahen katër të dyshuar në lidhje me këtë rast: Lirim Jakupi, Faton Osmani, Afrim Ismajloviqi dhe Astrit Shabani.

Si kishte ndodhur rasti në shtator të 2021-ës?

Gazeta Sinjali në janar ka publikuar pamje ekskluzive të personave të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit, ku shihet se si dy persona shkojnë për ta kryer “punën” dhe më pas ikin nga vendi i ngjarjes.

Ashtu siç pati raportuar Sinjali, dy nga të dyshuarit kanë shkuar deri në vendin e ngjarjes me një veturë ‘’Audi A3’’, ku nga aty kanë dalë të armatosur dhe i afrohen të ndjerit, që ishte ulur në një kafeteri në Gjilan, duke kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Njëri nga të dyshuarit ka zbrazur tetë fishekë në drejtim të viktimës, kurse i dyshuari tjetër ka gjuajtur 50-vjeçarin me 9 fishekë.

Nga plumbat e shkrepur në drejtim të tij, Bakush Veseli është goditur në pjesët më vitale të trupit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/