image Vrasja e rëndë në Pejë: Sot mbahet seanca ndaj të dyshuarit, kërkohet masa e paraburgimit

Drejtësi

Vrasja e rëndë në Pejë: Sot mbahet seanca ndaj të dyshuarit, kërkohet masa e paraburgimit

news image

Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi të mërkurën në Pejë, ku një person u godit për vdekje qëllimisht nga një veturë. Viktima Ilir Osmani, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve, ndërsa shoferi i dyshuar tashmë ka rënë në prangat e Policisë, Gazeta Sinjali.

I dyshuari Sergio Jonuzi nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta kap dhe i njëjti tashmë ndodhet në ndalim policor.

Ndaj tij, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe seanca dëgjimore pritet të mbahet sot, duke filluar nga ora 17:00.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Migjen Mekaj.

Ndryshe, Sinjali mbrëmë raportoi se konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur pasi Ilir Osmani, tash i ndjerë, dyshohet se ia kishte djegur shtëpinë të dyshuarit Jonuzi kohë më parë. Në shenjë hakmarrje, ky i fundit, po dyshohet se ia ka zënë pritën gjatë ditës së djeshme dhe e ka goditur qëllimisht për vdekje.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se edhe në Shqipëri, palët kanë pasur një rast të hapur në Polici.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar një veturë, që dyshohet se është pronë e të dyshuarit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për vendimin e gjykatës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/