image Vrasja e policit në veri, reagon amasadorja izraelite në Kosovë

Politikë

Vrasja e policit në veri, reagon amasadorja izraelite në Kosovë

news image

Ambasadorja e Izraelit për Kosovë Tammy Ziv, ka reaguar për ngjarjet në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, teksa një tjetër mbeti i plagosur.

Ziv ka ngushëlluar familjen e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, ndërsa i ka uruar shërim të shpejtë policit të plagosur.

“Ngushëllimet e mia të thella për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, që u vra në detyrë mëngjesin e sotëm në Zveçan. Policit të plagosur i dëshiroj rikupërim sa më të shpejt”, ka shkruar në Twitter Ziv.

/GazetaSinjali/