image Vrasja e policit në veri pushton televizionet botërore, edhe atë spanjoll - VIDEO

Sociale

Vrasja e policit në veri pushton televizionet botërore, edhe atë spanjoll – VIDEO

news image

Mëngjesin e ditës së diel, vendi u trondit pas lajmit për tensionet e reja të zhvilluara në veri të Kosovës gjatë orëve të para të kësaj dite, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Banjskë të Zveçanit, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa zyrtarë të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Tashmë siç është bërë publike, Policia e Kosovës u përball me një grup terroristësh serbë, të cilëve i është konfiskuar një numër i madh i arsenalit të armatimit, ndërsa siç njofton Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të hënën 6 persona janë ndaluar për përfshirje në këtë sulm, të cilët dyshohen për disa vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Ky tensionim i cili u shënua me vrasje, ka bërë jehonë edhe në disa vende të botës, madje lajmi u dha edhe në një televizion në Spanjë, shtet ky i cili nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Në Britani, Zvicër, Gjermani, Australi e Spanjë qytetarët e vendit u njoftuan për vrasjen që e shkaktuan “rreth 30 kriminelët që dyshohet se janë mbështetur nga Serbia”.

/GazetaSinjali/