Policia e Shtetit ka arrestuar 26-vjeçarin, Armando Markun dhe 27-vjeçarin, Kristian Sh., të cilët ishin në veturën e Aldi Ramës, në momentin kur ky i fundit vrau nënkomisarin e policisë, Saimir Hoxhën.
Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.
21-vjeçari vdiq pasi që nuk i përballoi dot dy plagët me armë zjarri, të cilat ia shkaktoi dje vetes, teksa po ndiqej nga policia.
Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.
Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Gazeta Sinjali/