image Vrasja e katërfishtë në Velipojë / Rama paralajmëron ndryshime në Policinë e Shtetit

Shqipëri

Vrasja e katërfishtë në Velipojë / Rama paralajmëron ndryshime në Policinë e Shtetit

news image

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, ka thirrur në Vlorë në një mbledhje urgjente Ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi dhe drejtues të Policisë së Shtetit për të përshpejtuar ndryshimet në polici të cilat priteshin në fund të verës, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky vendim vjen pas krimit të rëndë që trondit Velipojën me 4 të vrarë dhe dy të plagosur.

“Kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtues të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet për disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/