image Vrasja e dëshmitarit të Speciales, Haga thotë se kompetencat i ka Prokuroria Speciale e Kosovës

Kosovë

Drejtësi/ Vrasja e dëshmitarit të Speciales, Haga thotë se kompetencat i ka Prokuroria Speciale e Kosovës

news image

Inspektoi i vrarë i pyjeve në komunën e Prishtinës, Nazmi Rrustemi, është raportuar se ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Rrustemi ishte gjetur i vrarë me armë zjarri para disa javëve, ndërsa raportimi se ai ishte dëshmitar në institucionin e Hagës, u bë vetëm gjatë javës së fundit.

Për këtë çështje kanë folur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Angela Grip, nga zyra për media e këtij institucioni i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug” se mbrojtja e dëshmitarëve është prioritare, por se nuk mund të flasin nëse ka dëshmitarë të vrarë të kësaj gjykate.

Sidoqoftë, nga kjo Gjykatë kanë thënë se vrasja në fjalë është kompetencë e Prokurorisë Speciale të Kosovës, por që prioritet parësor i tyri është mbrojtja e dëshmitarëve.

As EULEX-i nuk ka dhënë detaje nëse Rrustemi ishte dëshmitar i mbrojtur i Speciales. Sipas tyre, informacione mbi dëshmitarët e mundshëm nuk duhet të jenë publike.

Nazmi Rrustemi u vra para një muaji në Prishtinë. Ai punonte si inspektor pyjesh në komunë, teksa se i njëjti ishte intervistuar disa kohë para vrasjes, e kishin konfirmuar edhe familjarë të tij./Gazeta Sinjali/