Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Rroli në Laç mëngjesin e së premtes.
Bashkë me të dyshuarin kryesor janë vënë në pranga dhe dy bashkëpunëtorë të tij si dhe është sekuestruar arma e krimit, një kallashnikov.
Ngjarja ndodhi në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Rroli dhe sipas hetuesve ka ardhur për motive të dobëta.
Sipas policisë autori i dyshuar i vrasjes është Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.
22-vjeçari u arrestua në Fushë Milot. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët, raporton euronews.al.
Biznesmeni Rroli rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër rrahën me sende të forta të riun për motive banale
Videon nga arrestimi mund ta shikoni duke klikuar këtu./GazetaSinjali/