image Ky është biznesmeni nga Shkupi që u vra në Greqi

Evropë

Ky është biznesmeni nga Shkupi që u vra në Greqi

news image

Në orët e para të ditës së sotme, mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar u plagos rëndëpas një sulmi me armë zjarri në Greqi, përkatësisht në Hanioti të Halkidikit.

Sipas raportimeve të para nga mediat atje, ngjarja tronditëse dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 03:30, kur dy sulmues me fytyrë të mbuluara, arritën në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe hapën zjarr ndaj tyre.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motoçiklet.

Nga të shtënat mbeti i vrarë 39-vjeçari Bagraini Orhain , i cili është biznesmen i kazinosë dhe tregtisë së pijeve alkoolike në Shkup,  ndërsa i plagosur është një 45-vjeçari, Sead Slezovikg i cili po trajtohet në spitalin e Polygyros.

Burimet thonë se tre muaj më parë u vra edhe një shok i viktimës, personi në foto, në krahun e djathtë.

Ai u vra në mes të Shkupit, dhe ishte Jeton Krivanjevën i njohur me nofkën Zhilla.

/GazetaSinjali/